back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeE “pafalshmja” e shtetit presidentja Osmani që po përmbyll mandatin pa i...

E “pafalshmja” e shtetit presidentja Osmani që po përmbyll mandatin pa i falur të burgosurit e shumtë që presin faljen e saj

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kanë mbetur edhe disa muaj deri në ditën kur presidentes Vjosa Osmani do t’i përfundojë mandati.

Vjosa Osmani u vendos në krye të presidencës në prill të vitit 2021, si pasardhëse e Hashim Thaçit pasi ky i fundit dha dorëheqje para procesit gjyqësor ndaj tij në Hagë.

Mandati fillestar i Osmanit skadoi kur Qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti mori pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

E nga 120 deputetë të Kuvendit, Vjosa Osmani mori 71 vota për t’u emëruar president e vendit.

Asokohe partitë e opozitës dhe mbikëqyrësit e shoqërisë civile kanë kritikuar emërimin e saj, duke thënë se të kesh një presidente, kryeministër dhe kryetar të parlamentit të gjithë nga e njëjta parti nuk është e mirëpritur në një vend me një demokraci të brishtë.

Por presidentja Osmani e cila tanimë po numëron muajt në pozitën të cilën është do të mbahet mend si e “pafalshmja” e shtetit.

Kjo për shkak se Osmani nuk ka dashur thuajse asnjëherë që t’i marrë për bazë kërkesat për falje të të burgosurve të Kosovës.

Ngjashëm po ndodhë edhe këtë vit.

Gjatë mandatit të saj Vjosa Osmani ka falur vetëm një të burgosur (grua) e cila ishte bërë nënë gjatë vuajtjes së dënimit.

Falja e saj erdhi pasi e njëjta po vuante dënimin për një aksident me fatalitet të shkaktuar.

“Presidentja e Republikës së Kosovës ka falur vetëm një rast, më datë 30 janar 2025, me falje të plotë.Rasti ka pasur të bëjë me një të burgosur e cila ishte bërë nënë gjatë mbajtjes së dënimit”.

Përpos këtij rasti, Osmani nuk fali asnjë njëri tjetër në mandatin e saj si president.

Në lidhje me këtë çështje, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë vitit 2024, deri më tani, në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë paraqitur gjithsej 29 kërkesa për falje nga të burgosurit.

“Theksojmë se kërkesat për falje mund të bëhen në çdo periudhë të vitit, pa qenë të lidhura me data apo festa të caktuara”, u tha tutje nga ShKK.

Osmani e cila në fillim kishte politika më të afërta me Albin Kurtin e gjithë Vetëvendosjen duket se gjatë karrierës së saj si president u largua paksa nga ta. Përpos që nuk realizuan takime të shpeshta më, dyshja mezi flisnin me njëri-tjetrin edhe në takime publike. Ngjashëm situate është edhe në mes Osmanit e Donika Gërvallës që në fillim njiheshin si mike tejet të afërta.

Vjosa Osmani si presidente e vendit ndër të tjerash do të mbahet mend për pasurinë që ka arritur të ndërtojë në këto vite.

Vetëm në deklarimin e pasurisë vlera e pasurisë së Osmanit dhe bashkëshortit të saj arrin mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se i merr 33,104 euro neto si pagë vjetore. Ndërsa, nga mëditjet në udhëtimet zyrtare jashtë vendit, për një vit ajo ka përfituar 11,639 euro. Këto të hyra e para e shtetit i ka prezantuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili është bërë publik më 23.04.2025. Osmani ka deklaruar se me bashkëshortin posedojnë një “banim” të blerë në vitin 2019, me vlerë 208,000 euro.

Në emër të bashkëshortit Prindon Sadriut ajo ka deklaruar një banesë në vlerë mbi 59,760 euro, një shtëpi në Australi 170,000 euro, një garazh kolektive 6,000 euro.

Presidentja ka deklaruar një tokë në emrin e saj – 5.10 ari, të cilën deklaron ta ketë blerë 35,000 euro në vitin 2016.Pronën në Australi në vlerë 530,000 euro, të deklaruar në emër të bashkëshortit, Osmani e ka arsyetuar se është blerë me para nga “shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.

Osmani ka deklaruar një veturë në vlerë 10,000 euro në pronësi të bashkëshortit, e tipit Mercedes, e blerë nga kursimet dhe shitja e veturës paraprake.Tutje, ajo ka deklaruar dy kredi: një 40,000 euro dhe tjetra 16,000 euro.Këstet e papaguara për punët shtesë të shtëpisë nga Kompani të ndryshme kanë mbetur 16,000 euro. Kurse, huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne ka deklaruar 40,500.00 euro, në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve financiare ndaj personave fizik dhe juridik.

Ndërsa, për bashkëshortin e saj Prindon Sadriu ajo ka deklaruar pagë vjetore 11,068 euro. Kurse, nga Vendimi gjyqësor në çështjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka përfituar 19,000 euro.Sadriu nga të hyrat nga qiraja në shtëpinë në Australi i ka pasur 12,500 euro. Nga mëditjet nga puna në Ministri të Punëve të Jashtme, ai ka marrë 2,800 euro.Në deklarimin e vitit të kaluar ka pasur afër 1 milion euro pasuri të paluajtshme – ka deklaruar presidentja e shtetit Vjosa Osmani nën pronësi të përbashkët me bashkëshortin, Prindon Sadriun./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz