back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaShqiptareVrasja në ish-Bllok, dorëzohet në polici i fejuari i Elvana Gjatës

Vrasja në ish-Bllok, dorëzohet në polici i fejuari i Elvana Gjatës

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...
- Advertisement -

“Pas 5 muajsh arrati është dorëzuar në polici Ervin Mata. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim për konfliktin që përfundoi me një të vrarë dhe dy plagosur, 4 Tetorin e vitit të kaluar, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Mata është paraqitur sëbashku me avokatin e tij mbrëmjen e të premtes në Policinë e Tiranës”.

Menjëherë pas dorëzimit, 32-vjeçari dha dëshminë e tij për ngjarjen ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Hetuesit ende nuk kanë mundur të zbardhin rolin e saktë që ka pasur Mata në konflikt dhe motivin që çoi në përplasjen me armë. Njëra nga pistat është ajo e sherrit mes Ervin Matës dhe Ervis Martinaj. Por ky i fundit mohoi para oficerëve një version të tillë, duke u shprehur se konflikti kishte qenë i çastit.

“Mata është marrë në pyetje nga oficerët e policisë dhe gjatë seancës ka mohuar të këtë nisur ai konfliktin. Sipas tij, ai është sulmuar dhe nuk ka parë çfarë ka ndodhur, pasi u largua nga frika e të shtënave me armë”.

Pak kohë më parë, policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin e Ervin Matës, Fabiol Alushin, i cili u lirua më pas nga gjykata.

Gjatë fazës hetimore, në polici është pyetur edhe e mikesha e Ervin Matës, këngëtarja Elvana Gjata, e cila mohoi që sherri të kishte nisur pas ngacmimit të saj nga Fabian Gaxha.

Tashmë në kërkim është vetëm komandoja 41-vjeçar Mervjol Bilo, i cili akuzohet se hapi zjarr duke lënë një të vrarë dhe 2 të plagosur. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër biznesmen, i identifikuar si Eldi Dizdari, i përfshirë në konflikt.

Të plagosurve Ervis Martinaj dhe Eljo Hato u është caktuar masa arrest me burg, ndërsa para togave të zeza pritet të dalë edhe Mata, i cili do të njihet me akuzën dhe masën e sigurisë arrest me burg dhënë në mungesë.

Tv Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz