back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVrasja në Dragodan, eksperti mjeko-ligjor thotë se dëmtimet e shkaktuara tek viktima...

Vrasja në Dragodan, eksperti mjeko-ligjor thotë se dëmtimet e shkaktuara tek viktima kanë qenë nga arma e zjarrit

Të ngjajshme

FSHF zbulon arsyet pse ndeshja me Serbinë dërgohet në Leskovc

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet...

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Në gjykimin për vrasjen në Dragodan, të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar eksperti mjeko-ligjor, Naim Haliti, i cili tha se dëmtimet e shkaktuara tek viktima R.T., kanë qenë nga arma e zjarrit si pasojë e predhës e cila ka kaluar në zemër, mushkri dhe mëlçi.

Eksperti mjeko-ligjor tha se kalimi i predhës ka qenë nga ana e majtë në atë të djathtë, nga lart-poshtë dhe nga para-pas. Gjithashtu, ai tha se trajektorja e qitjes varet nga pozicioni i trupit të viktimës.

Në këtë rast, Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.T. në lagjen Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa për manipulim me prova.

Në këtë seancë, Haliti tha se tani i ndjeri R.T., nuk ka pasur mundësi që të ndërmarrë asnjë veprim pas lëndimit me predhë.

Ndërsa, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Avni Mustafa, avokatit Besnik Berisha, nëse rrobat ndikojnë në mos-gjurmimin e faktorëve plotësues (grimcave të barutit), në lëkurë, Haliti tha se ndikon në ndalje të gjurmimit për shkak të sasisë së rrobave.

Avokati Berisha tha se është e paqartë nëse është bërë ekzaminimi i rrobave të të ndjerit sa i përket grimcave të barutit apo djegies, pasi që ato i konsideroi të rëndësishme sa i përket teorisë së mbrojtjes- nëse shkrepja e predhës ka qenë për të ndalë sulmin real të momentit dhe të rrezikshëm për jetën e tani të akuzuarit Avni Mustafa dhe nëse kjo shkrepje është bërë nga afërisa derisa viktima e kishte sulmuar pa ndalur me thikë të akuzuarin Avni Mustafa.

Lidhur me këtë, Berisha tha se nëse nuk është bërë ky ekzaminim, marrë parasysh se rrobat janë në sekuestrim, duke thënë se ky ekzaminim duhet të bëhet në vazhdim.

Prokurorja e rastit, Fatmire Cacaj, tha se nga shkresat e lëndës nuk është evidentuar se është kryer ekzaminimi, mirëpo do të bëjë verifikimin dhe do ta njoftojë gjykatën me një parashtresë.

Ndërsa, Berisha propozoi që për të mbrojturin e tij Gjykata të urdhërojë ekzaminimin psikiatrik, për të konstatuar intensitetin e frikës dhe gjendjen e tij mendore me rastin e përjetimeve dhe goditjeve, si dhe lidhjen shkakore mes sulmeve dhe lëndimeve të tij për ta larguar këtë sulm me një predhë të vetme.

Këtë propozim të mbrojtjes, prokurorja Cacaj e kundërshtoi në tërësi.

Propozimin e avokatit Berisha, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gent Beka e aprovoi dhe njoftoi se me urdheresë të veçantë do të përcaktohen detyrat e ekspertit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Avni Mustafa ngarkohet se më 19 mars 2023, rreth orës 13:20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë, për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.T, duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit. Paraprakisht, thuhet se me vëllanë e tij Mustafë Mustafa ishin takuar me tani të ndjerin dhe dy dëshmitarë, e që pas fjalosjes nisën të dalin nga hoteli ku i akuzuari Avni nxjerr revolen nga çanta e repetit dhe ia drejton R.T., e ky i fundit me qëllim të vetmbrojtjes nxjerrë thikën dhe e godet të pandehurin Mustafë e më pas të pandehurin Avni. Kështu, thuhet se duke u rrahur dalin jashtë hotelit, e më pas i pandehuri Avni shtie me armë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse viktimës R.T.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 të Kodit Penal dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Aktakuza thotë se i akuzuari tjetër, Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë, akuzohet se mori pjesë në rrahje të tani të ndjerit dhe se posedoi thikë, të cilën ia kishte marrë tani të ndjerit. Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, par.1 të Kodit Penal  dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Ndërkaq, i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 389, par.1 të Kodit Penal, pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga i pandehuri Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e  tipit “Zastaava”, me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij./BetimipërDrejtësi

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz