back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNdalohet një i dyshuar për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Ndalohet një i dyshuar për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik

Të ngjajshme

FSHF zbulon arsyet pse ndeshja me Serbinë dërgohet në Leskovc

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije arsyet...

Aksident në Prishtinë, vetura përplaset me motoçikletën

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Amir Rrahmani po bëhet gati për një kthim sa më të shpejt

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit,...

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë...

Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare, në bashkëpunim dhe nën autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, njofton se ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për veprime të kundërligjshme në procedurat e prokurimit publik.

Si rezultat i hetimeve, sot është realizuar një kontroll në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren, në disa lokacione të lidhura me rastin. Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dëshmi tjera materiale që mund të shërbejnë në procedurën hetimore.

“Po ashtu, në njërin nga lokacionet është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është iniciuar rast i veçantë në njësinë policore përkatëse.

Personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore deri në sqarimin e plotë të rastit”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz