back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVrasja me sëpata në Pejë, i dyshuari kryesor vëllai i viktimës

Vrasja me sëpata në Pejë, i dyshuari kryesor vëllai i viktimës

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Të premten që lamë pas Drejtoria Rajonale e Policisë në komunën e Pejës është njoftuar për një zënkë në mes të disa personave në vendin ‘Tllaqe’ apo njohur ndryshe si ‘Qafa e Broqit’.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka intervistuar personat e dyshuar dhe më pas me vendim të prokurorit të shteti të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, dy prej tyre të moshës madhore si dhe një i mitur.

Por viktima e këtij rasti, M.N është kërkuar që nga data e incidentit në fjalë dhe pas koordinimit me prokurorin e shtetit, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në kërkim të viktimës.

Momenti i arrestimit të të dyshuarit kryesor

Kërkimi i viktimës ka zgjatur deri në orët e vona, por ai nuk është gjetur.

Gjetja e të njëjtit është bërë sot, nga Njësitet policore të DRP Pejë, Njësitet e Policisë Kufitare si dhe Ekipi i kërkim shpëtimit nga Ushtria (FSK).

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në orën 15:04 në fshatin Reka e Allagës-Pejë.

Ndërsa sipas burimeve të Indeksonline brenda Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari kryesor për këtë rast është pikërisht vëllai i viktimës, A.N i lindur në vitin 1968.

Ndryshe viktima në fjalë dyshohet se është sulmuar me mjete të forta, ndër to edhe sëpatë, kështu duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz