BallinaLajmeVrasja e trefishtë në Gjilan, Policia ende pa informata rreth vendndodhjes së...

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia ende pa informata rreth vendndodhjes së Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

Të ngjajshme

DHL – dërgesa të shpejta dhe të sigurta çdo herë 

Kur bëhet fjalë për dërgesa ndërkombëtare dhe lokale, DHL...

Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kilogramë duhan në Kamenicë

Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar një tjetër...

Musliu kritikon ashpër Kurtin: Paralajmëron rrezik të diktaturës pas zhvillimeve politike në vend

Ish-deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka folur rreth dështimit...

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin...

Pacolli reagon ashpër: Politika vendore po e dëmton shtetin më shumë se çdo faktor tjetër

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shpërndarjes...

Janë bërë me shumë se një muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.

Të dyshuar për këtë vrasje të rëndë janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Engjullin dhe Edonisin.

Që nga ajo kohë, ata janë bërë të pakapshëm për organet e rëndit.

Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të lokalizojë vendin se ku po fshihet ata.

IndeksOnline ka kërkuar përgjigje nga Policia nëse ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e dyshuarave.

Në një përgjigje për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani tha se janë duke intensivisht rreth rastit.

“Po punohet intensivisht lidhur me rastin që keni pyet. Në momentin që ka zhvillime të reja që lidhen me këtë rast menjëherë do të ju njoftojmë”, tha shkurt Hashani për IndeksOnline.

Ai tha se nuk mund të jap informata më të hollësishme rreth asaj se çfarë po bën policia për kapjen e autorëve të krimit të trefishtë në Gjilan.

“Për momentin nuk mund të ndajmë informacione tjera”, tha Hashani.

Kujtojmë që vrasja e trefishtë në Gjilan dyshohet se ka ndodhur për fajde. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz