BallinaLajmeProkuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Të ngjajshme

Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes...

Cazorla ka marrë një vendim për karrierën e tij

Santi Cazorla , kapiteni i Real Oviedos dhe një...

Gjoshi: Mosemërimi i anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ cenon legjitimitetin e zgjedhjeve

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin dënues ndaj Sllobodan Radenkoviq, i cili është shpallur fajtor për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.

Gjykata ka dënuar Radenkoviqin me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë, lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë ngjarjeve të vitit 2023 në Zveçan.

Sipas njoftimit të PSRK-së, ky vendim paraqet një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të vendosjes së drejtësisë dhe trajtimit të veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Prokuroria ka theksuar gjithashtu se aprovimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë dëshmon efikasitetin e sistemit të drejtësisë, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efektiv të rasteve penale.

Në reagim, institucioni ka vlerësuar se ky aktgjykim forcon sundimin e ligjit dhe dërgon mesazh të qartë se veprat penale ndaj zyrtarëve dhe rendit publik nuk do të tolerohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz