Mesditën e sotme një burrë ka vrarë me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Xhamllikut” në kryeqytet. Një dëshmitar rrëfyer për “News24” se ka parë gjithë skenën. “Pashë një burrë që qëlloi me armë. Gruaja ishte me makinë të parkuar në Tiranë. Burri qëlloi në dy herë në drejtim të gruas me armë zjarri”- ka thënë ai. Forca policie në vendngjarje kanë arrestuar shtetasin me inicialet F.K, 53 vjeç i cili dyshohet si autori që ka qëlluar.
Njoftimi
Më datë 31.08.2017 shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi 53 vjeç, i cili ka qëlluar në drejtim të mjetit tip Benz, ish bashkëshorten, shtetasen F.K, 39 vjeç e cila ka mbetur e vrarë.