back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeI vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i...

I vrari në Pejë është një 55 vjeçar, i plagosur djali i tij, zbulohen detaje të reja për lidhjet me dorasit

Të ngjajshme

I dyshuari tjetër për vrasjen në fshatin Zahaq të Pejës, raportohet se po dorëzohet, ndërsa tjetri veç është arrestuar më herër nga policia.

Viktima Brahim Neziri 56 vjeç nga fshati Zahaq , u vra sot rreth orës 12:10, në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së vrasësve.Ekipi po qëndron në vendin e ngjarjes, dhe raporton se edhe vrasësit kanë lidhje familjare.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar ndërsa tjetri pritet të dorëzohet.

Express merr vesh se arma me të cilën u vra Brahim Neziri dhe u plagos djali i tij 27-vjeçar është gjetur brenda shtëpisë.

56 vjeçari ishte baba i dy djemve, njëri prej tyre është i plagosur. Mirëpo gjendja shëndetësore e djalit të plagosur (27 vjeçar) është stabile kanë bërë të ditur zyrtarët e Spitalit të Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz