BallinaRegjionaleDrenasVrapim 100 km në Drenicë, nisja nga Prekazi; Lladrovci ofron ndihmë me...

Vrapim 100 km në Drenicë, nisja nga Prekazi; Lladrovci ofron ndihmë me ekipin shëndetësor dhe stafin policor

Të ngjajshme

Real Madridi hap zyrtarisht zgjedhjet, Perez i lë afat kundërshtarëve vetëm nëntë ditë

Real Madridi ka vendosur zyrtarisht të vërë në lëvizje...

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza...

Evropa drejt udhëtimeve më të lehta me tren, BE zbulon planin për biletë të vetme

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për thjeshtimin...

Lyoni rrezikon përjashtimin nga Champions League për shkak të krizës financiare

Olympique Lyonnais rrezikon seriozisht të mbetet jashtë garave europiane...

Reagon Lushtaku: Më quajtën Sami Serbia, qytetarët nuk e lejuan dhe reaguan

Sami Lushtaku ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje e publikoi...

Kryetari i Komunës së Drenasit, ka pritur sot në takim, përfaqësuesit e Asociacionit Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association – KTRA) me të cilët ka mirëpritur implementimin e projektit për vrapim në territorit të Komunës së Drenasit ne moton “Shtegu i Shpresës”.

Në këtë takim, ishin Elida Ramadani –O’Conell, , Arineta Mula dhe Uragan Alija. Në kuadër të këtij takimi, janë dakorduar që për nder të 20 vjetorit të luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të organizohet ky marsh i vrapimit 100 kilometërsh, në fshatrat e Komunës së Drenasit dhe të Skenderajt, me datën 3 dhe 4 mars.

Nën moton “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë”, KTRA dhe Komuna synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur të qëndrueshëm.

Shtegu i vrapimit përfshinë ngritjen prej 2000 metrash dhe fillon në Prekaz te kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” për të vazhduar në Likoshan, Abri dhe Baicë. Ky vrapim njëherit shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mirëpritur këtë projekt, po ashtu i ofroj gatishmëri për t’i dhënë në dispozicion ekipin shëndetësor dhe stafin policor gjatë realizimit të këtij marshi të vrapimit.

Ndërsa drejtoresha e KTRA-së, Arineta Mula, tha se duke vrapuar përgjatë këtyre fshatrave ne do të përkujtojmë sakrificën sublime që u bë që ne të jetojmë në liri dhe paqe.

Regjistrimi për vrapim “Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur dhe për informata me të hollësishme rreth regjistrimit, ju mund të vizitoni faqen e KTRA; www.ktra-ks.com.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz