Voziti në kahje të kundërt dhe rrezikoi zyrtarët policorë – arrestohet i dyshuari në Prishtinë
dp

Lexo edheFamiljarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 korrikut, rreth orës 01:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi”. I dyshuari u has duke lëvizur me veturë në kahje të kundërt, ndërsa nuk iu ndal zyrtarëve policorë, duke i rrezikuar ata gjatë tentativës për ta ndaluar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.07.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që është hasur me veturë duke drejtuar në kahje të kundërt, i njëjti nuk i është ndalur zyrtarëve policor duke i rrezikuar ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Lexo edheFamiljarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona