HomeLajmeVotimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

Votimi në katër komunat në veri pa incidente, konfirmon Policia

Të ngjajshme

FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe për futbollin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të...

Incident në Zubin Potok: E fotografoi votën, ndërhyn policia

Një incident është raportuar se ka ndodhur në Zubin...

Llapi njofton largimin e lojtarit të tyre

KF Llapi ka njoftuar largimin e njërit prej lojtarëve...

Procesi zgjedhor në katër komunat veriore të Kosovës po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri, Erduan Baliqi, tha se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast problematik në terren.

“Deri më tani nuk është paraqitur ndonjë incident apo ndonjë rast në katër komunat e veriut. Pra, gjithçka është duke shkuar në rregull. Përjashtimisht, një rast e kemi pasur, një keqkuptim më mirë të themi, në një qendër të votimit në Zubin Potok, ku kryesuesi ka kërkuar nga Policia që ta largojë një person nga qendra e votimit, sepse është dyshuar nga kryesuesi që është fotografuar fletëvotimi. Mirëpo, pasi që është vërtetuar që nuk ka pasur asgjë, nuk ka pasur elemente të veprës penale, personi është dalë nga qendra e votimit dhe gjithçka ka qenë në rregull”, tha Baliqi.

Ai shtoi se policia po e zbaton planin operativ të paraparë për zgjedhje në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun.

“Po, plani operativ është i përgatitur në nivel të Kosovës, domethënë nëpër secilën komunë të Republikës së Kosovës është ky plani operativ, të cilin ne aktualisht e zbatojmë. Pra, edhe në pjesën veriore jemi në zbatim të këtij plani operativ. Kemi vendosur policë nëpër secilën, në afërsi të secilës qendër të votimit, për shkak të sigurisë, për mbajtjen e rendit dhe qetësisë. Fatmirësisht, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë incident apo ndonjë rast të raportuar”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz