back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeVotimet nëpër Kosovë përmes fotografive

Votimet nëpër Kosovë përmes fotografive

Të ngjajshme

Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës e ka përmbyllur ciklin stërvitor në...

Vuçiq komenton humbjen e mbrëmshme të Serbisë, e lidh me zgjedhjet në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme...

Përditësohen të dhënat – Deri në orën 13:00, votuan 13.44% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e fundit...

Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për t’i zgjedhur kryetarët e komunave të veta përkatëse në gjithë vendin.

Mbi 2 milionë qytetarë brenda Kosovës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, ndërsa rreth 44 mijë votues janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Për zgjedhjet lokale janë certifikuar 5.626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në garë janë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.

Po ashtu, në këto zgjedhje po merr pjesë për herë të parë që nga viti 2022 edhe partia kryesore e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila kishte bojkotuar institucionet e vendit atë vit dhe kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara.

Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
1Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
3Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët - së bashku me zyrtarë të Listës Serbe - kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.
4Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët – së bashku me zyrtarë të Listës Serbe – kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz