back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAAK, i reagon Natyra Kuçit pas akuzave për parregullsi në qendrat e...

AAK, i reagon Natyra Kuçit pas akuzave për parregullsi në qendrat e votimit në Deçan

Të ngjajshme

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Partizani sjell një blerje cilësore, kosovari që luante në futbollin suedez

Partizani i Tiranës ka bërë një transferim të ri. Kryeqytetasit,...

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, ka raportuar disa nga parregullsitë që sipas saj po ndodhin gjatë këtij procesi zgjedhor në këtë komunë.

Kuçi ka akuzuar kryetarin e të rinjve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan si dhe drejtorin e Arsimit, Zeqë Malaj.

“Faleminderit që jeni në Deçan më saktë afër komunës së Deçanit, ku shpresojmë të vijë një qeverisje e cila punon për qytetarin e Deçanit. Ne sot e kemi përcjell me vëmendje se si po shkon procesi, e kemi raportu menjëherë ku ka parregullsi”.

“Në shkollën e Prilepit, ku kryetari i Alenacës të rinjve rri para shkollës dhe para klasës, dhe përcjell kush po voton dhe kush jo, duke ushtruar presion. Në anën tjetër e kemi zv. drejtorin e arsimit, Zeqë Malaj, i cili prej shkollës në shkollë bën presion tek të gjithë ata dhe votuesit”, tha Kuçi.

Mirëpo nga ana tjetër Hajdar Sutaj, shefi i shtabit të AAK-së, i është përgjigjur akuzave të kandiatës për kryetare të komunës së Deçanit, Natyra Kuçi, se këta të fundit po ushtrojnë presion për votë.

Sutaj  tha se akuzat janë të pavërteta dhe të pabaza.

Ai shtoi se ishte me familjen e tij duke pritur në radhë, dhe se nuk ka pasur kurrfarë presioni.

“Gjithë qytetarëve të Deçanit urime zgjedhjet. Le të fitojnë ata më të mirët. Lidhur me raportimet që sapo deklaruat, e kuptojmë se sot është dita e zgjedhjeve është një ditë më e nxehtë, dhe mund të ketë reagime të tjera. Por me kontaktet që kemi pasur me komandantin e policisë dhe me prokuroren që është këtu, janë në përcjellje të situatës dhe situata është krejtësisht në rrethana normale”, tha Sutaj në klankosova.

Ai bëri thirrje që qytetarët të përmbahen.

Të Fundit

Sport

ShowBiz