back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeVokrri: Në qershor gati stadiumi “Adem Jashari”

Vokrri: Në qershor gati stadiumi “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ishte i ftuar në Asamblenë e Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në një intervistë ekskluzive për Sport Neës, numëri 1 i FFK foli për cështjet më të nxehta aktualisht në futbollin kosovar, si ajo e infrastrukturës, përfaqësueses në eliminatore, por dhe marrdhënieve me FSHF.

Sezonin e kaluar, klubet kosovare për shkak të mos plotësimit të kushteve në infrastrukturë por dhe organizim nuk mundën të merrnin pjesë në kompeticioniet europiane ndaj një zgjidhje e shpejtë për sezonin e ri europian është prioritet dhe i vetë Vokrrit në këtë moment, mbi të gjitha sa i përket ndihmës ndaj klubeve në infrastrukturë.

Ndeshja e radhës për Kosovën për eliminatoret e Botërorit rus është me Islandën në “Loro Borici” dhe Vokrri tregohet realist kur e cilëson sfidë të vështirë pavarësisht se shpreson në marrjen e një rezultati pozitiv.

Një cështje e nxehtë është dhe ajo e krijuar dhe e fryrë artificalisht në rrjetet sociale sa i përket marrëdhnieve mes FSHF dhe FFK mbi të gjitha në menaxhimin e talenteve.

Një temë, ku Vokrri e bën të qartë se nuk ekziston.

Në fund, presidenti i FFK Vokrri vlerësoi dhe diskutimet e ngritura në Asamblenë e Zakonshme të FSHF, duke i cilësuar debatet si konstruktive dhe të frytshme, shkruan Supersport.

Të Fundit

Sport

ShowBiz