back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaShqiptareVogëlushja vdiq nën rrënoja, mesazhi prekës i mësueses: E ëmbla jonë Esielë,...

Vogëlushja vdiq nën rrënoja, mesazhi prekës i mësueses: E ëmbla jonë Esielë, s’guxuam të hidhnim sytë nga banka jote

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit humbi jetën edhe vogëlushja Esielë Karanxha bashkë me nënën e saj Diena. Sot që ishte dita e parë e rifillimit të shkollës, mësuesja Eda Katroshi në shkollën “Marie Kaculini” në Durrës ka postuar një mesazh mjaft prekës për 8-vjeçaren që ndërroi jetë nën rrënoja.

Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin.

Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, shkruan mësuesja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz