back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaSportVllaznia e Pozheranit synon kthimin në Ligën e Parë, po shkëlqejnë 9-shi...

Vllaznia e Pozheranit synon kthimin në Ligën e Parë, po shkëlqejnë 9-shi dhe 28-shi!

Të ngjajshme

Irlandë: Pasagjerët dëgjojnë zëra nga një valixhe, e nxjerrin një grua prej aty

Autoritetet irlandeze po hetojnë një incident në një autobus në Galway,...

Xhaka e Sunderlandi ndalin Arsenalin në minutat e fundit

Sunderlandi në krye me kapitenin e tyre Granit Xhaka...

Pas disa kohësh mungesë, Britney Spears rikthehet në rrjete sociale

Këngëtarja Britney Spears, 43 vjeç, rikthehet në Instagram vetëm...

Gjykata Themelore në Gjakovë vendos: 30 ditë paraburgim për Astrit Isufin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit...

Skuadra e Vllaznisë së Pozheranit sot arriti një fitore të madhe ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën e Dytë të futbollit kosovar.

Me këtë fitore, skuadra nga Vitia mban gjallë shpresat për t’u rikthyer në Ligën e Parë dhe pse jo në Superligë, në një të ardhme më të afërt, shkruan Indeksonline

May be an image of soccer

Dyshja që po shkëlqejnë më së shumti te skuadra e Vllaznisë së Pozheranit, janë Mustafë Ostërgllava dhe Enes Beqiri, i njohur si “Mbappe”.

Ostërgllava që mban numrin nëntë në fanellë ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste.

Kurse Beqiri ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asiste.

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text

Kujtojmë që trajner te skuadra nga Anamorava është ish-sulmuesi i njohur i futbollit kosovar, Përparim Livoreka.

Vllaznia e Pozheranit në 14-xhiro, ka grumbulluar 30 pikë dhe është tetë pikë larg liderit, Mitrovica FC (38) dhe vetëm dy pikë larg pozitës së dytë, që mbahet nga Lependi (32).

Kujtojmë që kjo skuadër në vitin 2017 ishte pjesë e Superligës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit./Indeksonline/

May be an image of 11 people, people playing soccer, people playing football and grass
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz