back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVllazën jena, por duhen 14 mijë lekë më shumë!

Vllazën jena, por duhen 14 mijë lekë më shumë!

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Shkruan Ardit Latifi

Ne në Pukë, Kukës, Tropojë dhe veriu në përgjithësi, shqiptarët prej Dardanie i quajmë vëllezër. Kjo vjen edhe si pasojë e afrimitetit gjeografik, traditor e kulturor. Gjyshi im në kohë të zogut hypte n’kalë dhe bënte tregti në Gjakovë.

Edhe pse më qan shpirti ta pranoj në vende të tjera të Shqipërisë propaganda ka bërë punën e saj. Shqiptarët nga Kosova i quajnë kosovar, pjesë jo tonën. I njohin si të pabesë dhe të largët me ne. Më tepër i përsonifikojnë për turq.

Veçse pak të gërvishtësh kupton se Shqiptarët e Dardanisë kanë qenë faktor determinant i ekzistencës tonë. Por sot pëlqehen gjerat e gatshme, idetë dhe propaganda e gatshme. Ka dembelizëm mendor me pak fjalë.

Mua më thërret gjaku dhe për hatër çdo muaj dua të konsumoj një kafe me familjen në Prizren, Pejë apo Gjakovë.
Nga nesër do më kushtojë 14 mijë lekë më tepër kjo kënaqësi që ma kërkon shpirti.

Prandaj kalohet me gjakftohtësi taksa e rrugës së kombit. Shumë prej nesh Kosovën se quajmë Shqipëri. Djali i Kristaq Ramës po i jep goditjen e fundit këtij raporti që nuk e di pse por gjen kundërshtar çdo ditë. Babai i kryeministrit tonë la vepër të fundit vrasjen e një poeti në Kukës.

Ky vetë po ecën në të njëjtat gjurmë. Mos harroni!

Të Fundit

Sport

ShowBiz