BallinaLajmeVllasi në Beograd: Raportet Kosovë - Serbi normalizohen pas një viti e...

Vllasi në Beograd: Raportet Kosovë – Serbi normalizohen pas një viti e gjysmë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Avokati dhe ish-zyrtari i lartë krahinor Azem Vllasi ka marrë pjesë në një forum ndërkombëtar në Beograd, ku ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Ai ka theksuar se është e dobishme që të normalizohen raportet para së gjithash për të mirën e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Vllasi ka thënë se beson që raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të normalizohen më së largu pas një viti e gjysmë.

Në këtë tubim Vllasi është pyetur se a mund të bëhen pyetje për “diskriminimin” e serbëve dhe për “shkatërrimin e trashëgimisë serbe në Kosovë”, Vllasi ka thënë se tubime të tilla tashmë organizohen në Kosovë dhe se serbët mund t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për gjithçka. Ai madje i ka ftuar studentët që të vijnë në Kosovë dhe të binden për këtë.

“Pikërisht mbrëmë në një tubim Rada Trajkoviç tha gjithçka për lidershipin e Kosovës dhe  askush nuk e shikoi shtrembër për këtë” ka thënë Vllasi. Duke folur në panelin “Jugosllavia – Shans i humbur apo iluzion politik”, Vllasi ka folur edhe për rolin e Kosovës në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai ka thënë se Kosova vetëm ka shërbyer si një detonator.

“Nuk e shkatërruam ne Jugosllavinë, edhe po të kishim dashur nuk e kemi pasur atë fuqi”, ka thënë Vllasi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz