Vjosa Osmani tregon arsyen pse e largoi fotografinë e Hashim Thaçit nga zyra e saj
BILLI

Lexo edheUran Ismaili i dorëzon detyrën ministrit Arben Vitia

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar arsyen pse e ka hequr nga zyra fotografinë e presidentit Hashim Thaçi, për ta zëvendësuar atë me fotografinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Osmani ka thënë se e ka bërë një veprim të tillë pasi që dëshiron që në zyre të ketë fotografinë e dikujt që e inspiron.
“Natyrisht që ka arsye. Unë e njohë ligjin dhe në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit është në Kuvend. Unë kam dashur qe në ballë të zyrës ta kem dikë që më inspiron. Ligji për simbolet nuk e përcakton se në cilin cep të ndodhet fotografia e presidentit”, tha Osmani para gazetarëve./Gazeta Sinjali/

Lexo edheUran Ismaili i dorëzon detyrën ministrit Arben Vitia

21 tet 2026

21 tet 2026