Vjosa Osmani-Murati e Kurtit: S’mund të flasësh për zhvillim ekonomik e inflacionin e ke 8%
dp
Lexo edheKEK nis startimin e njësisë A4, paralajmëron tym të shtuar nga oxhaku për disa orë
Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik kur rritja alarmante e çmimeve po paguhet nga qytetarët.
“Është e pafalshme. Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik kur rritja e çmimeve të shportës në mënyrë alarmante po paguhet nga qytetarët”, ka deklaruar Osmani.
Sipas saj, inflacioni prej gati 8 për qind, përballë rritjes ekonomike prej vetëm 3 për qind, nënkupton se qytetarët nuk kanë përfituar rritje reale.
“Nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik kur e ke inflacionin gati 8 për qind e rritjen 3 për qind, sepse dallimi është 5, je minus 5. Nuk ke rritje kur janë rritur çmimet”, ka thënë ajo.

Lexo edheKEK nis startimin e njësisë A4, paralajmëron tym të shtuar nga oxhaku për disa orë
Osmani ka kritikuar edhe pretendimet për rritje të buxhetit, duke thënë se kjo po ndodh si pasojë e të hyrave nga TVSH-ja dhe akciza, e jo si rezultat i politikave të Qeverisë.
“S’mund të flasësh për rritje të buxhetit kur po të rritet prej TVSH-së dhe akcizës, jo prej politikave tua”, ka deklaruar Osmani.