KEK nis startimin e njësisë A4, paralajmëron tym të shtuar nga oxhaku për disa orë
dp

Lexo edheHoti “diss” Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik mbetesh në rrugë i nervozuar, deri të gjesh ofertën e radhës

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i startimit të njësisë A4 në Termocentralin Kosova A.
Sipas KEK-ut, gjatë kësaj faze teknologjike, e cila pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë, tymi që del nga oxhaku mund të jetë më i dukshëm se zakonisht.
Kjo ndodh gjatë ngrohjes graduale të kaldajës dhe stabilizimit të procesit të djegies së linjitit, si pjesë e procedurave të nevojshme për rikthimin e njësisë në operim.
Lexo edheHoti “diss” Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik mbetesh në rrugë i nervozuar, deri të gjesh ofertën e radhës
KEK ka kërkuar mirëkuptim nga banorët e Obiliqit dhe zonave përreth, duke theksuar se bëhet fjalë për një fazë të përkohshme të startimit.
Pas përfundimit të procedurave, njësia A4 pritet të lidhet së shpejti me rrjetin elektroenergjetik dhe gradualisht të kalojë në operim të qëndrueshëm.