BallinaLajmeVjosa Osmani: Jam e bindur që do të ketë marrëveshje

Vjosa Osmani: Jam e bindur që do të ketë marrëveshje

Të ngjajshme

Lirohet Amir Lushtaku pas sulmit ndaj Hysni Mehanit në Skenderaj

Amir Lushtaku është liruar pas ndalimit që iu bë...

Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kanë...

Mjalti, mes përfitimeve dhe sheqerit

Mjalti, dikur i përdorur kryesisht mbi bukë të thekur...

Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur që së shpejti do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen, për formimin e Qeverisë së re.

Ajo në RTK ka thënë se janë të gatshëm edhe për seancën konstituive, të cilën sot e caktoi presidenti Hashim Thaçi për 24 dhjetor.

‘’Unë jam e bindur që do të ketë marrëveshje së shpejti dhe në seancë do të jemi më se të përgatitur që Kosovës t’ia japim Qeverinë që e meriton’’, ka thënë ajo.

‘’Roli im është shumë aktiv. Unë nuk do të merrem me çështje të tilla sepse ka punë të mëdha që na presin përpara dhe nuk do të merrem me paragjykimet e askujt por të vazhdojë punën time intensive. Përderisa ka vullnet të madh, s’shoh gjasa që të dështojë marrëveshja. Çdo pengesë mund dhe duhet të tejkalohet’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz