Vjosa Osmani i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: E sfidoj publikisht që të më tregoj se cilat qëndrime i paskam ndërruar nga 6 tetori

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Osmani ka vazhduar luftën “publike” me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Duke e komentuar një deklaratë të Isa Mustafës, i cili kishte paralajmëruar masa ndaj Osmanit nga organet e partisë, ajo tha se “edhe Isa Mustafa edhe secili politikan në Kosovë e di një gjë shumë mirë, unë nuk kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet që i mbajë”.
“Unë i kam qëndrimet e mia që burojnë nga puna ime me kolegë, me njerëz që vërtetë e dojnë LDK-në, që vërtetë e dojnë Kosovën në këto dy dekada, dhe këto qëndrime kanë qenë gjithnjë të njëjta”, tha ajo raporton Gazeta Blic.Ajo tha se as Isa Mustafa e askush tjetër nuk mund t’i tregojë asaj se çfarë qëndrime të mbajë për tema të caktuara politike.

Lexo edheOsmani akuzon Thaçin për negociata sekrete me Vuçiqin!
Madje ajo ka thënë para gazetarëve e ka sfiduar Isa Mustafën, duke thënë që ai t’i tregoj se cilat qëndrime i ka ndërruar ajo nga ato që i ka thënë para zgjedhjeve të 6 tetorit.
Ajo ka theksuar se Qeveria duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë, kjo ëpr faktin edhe se Gjykata Kushtetuese e ka thënë një gjë të tillë.Osmani tha se nuk bën të preken kufijtë e vendit, duke e akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi se po e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve
https://www.facebook.com/watch/?v=583294949273915














