BallinaLajmeVjosa Osmani i kërkoi Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje

Vjosa Osmani i kërkoi Dakës që të dorëhiqet, i premtoi mirënjohje

Të ngjajshme

Ray J zbulon se si u publikua video intime me Kim

Artisti i njohur Ray J ka tronditur opinionin publik...

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion, në këmbim të mirënjohjes, raporton Express

Këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.

Burime të Gazetës bëjnë të ditur se Kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar.

Ky është mandati i dytë i Dakës në krye të KQZ-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz