Vjosa Osmani i gëzohet rezultatit të Kuvendit të LDK-së: Jo çdo fitore është e zakonshme, disa fitore bëhen frymëzim – Kjo është njëra prej tyre!
dp

Lexo edhePërfundon votimi, Lumiri qëndron në krye të LDK-së

Osmani, përmes një postimi, e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore me rëndësi të veçantë.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve, me 170 vota kundër shkarkimit të tij, përballë 152 votave pro largimit nga pozita e kryetarit.

Lexo edhePërfundon votimi, Lumiri qëndron në krye të LDK-së
Osmani iu bashkua LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku garoi si bartëse e listës së kësaj partie, pas përfundimit të mandatit të saj si presidente e Kosovës./lajmi.net/