Vjosa Osmani flet pas takimit me Kurtin, tregon nëse janë pajtuar për koalicion

Kandidatja për kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.
Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.
“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.

Lexo edheEkskluzive: Votat e kandidatëve për deputetë të LDK-së në Vushtrri
Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë./GazetaExpress/














