HomeLajmeVjosa Osmani e para, ja sa vota mori “grupi i saj” në...

Vjosa Osmani e para, ja sa vota mori “grupi i saj” në LDK

Të ngjajshme

“Qielli o kufi”/ Majk paralajmëron albumin e ri

Reperi i njohur, Majk, ka paralajmëruar publikimin e albumit...

Ahmeti për rezultatin e zgjedhjeve: Është dështim i VV-së

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar rezultatin e...

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, Gjini: Protestë për stagnim

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, vlerëson se...

Në bashkëpunim me FBI-në dhe policinë kanadeze, arrestohen tre persona në Kosovë

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka...

Teksa procesi i numërimit të votave po vazhdon dhe deri më tani janë numëruar 19.58 për qind e votave, rezultatet preliminare po nxjerrin në pah kandidatët më të votuar brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Krahas emrave të LDK-së, prurjet e reja në këtë pari si Vjosa Osmani, e renditur me numrin 1 në listën e LDK-së, kryeson bindshëm me 13 mijë e 575 vota, duke lënë pas kandidatët e tjerë të subjektit.

Në mesin e emrave të cilët kanë shkuar nga Vetëvendosje si Albena Reshitaj, e cila renditet e 16-ta në listë dhe deri më tani ka siguruar 2 mijë e 876 vota.

Ndërkohë, Jeta Statovci e 21-ta me 2 mijë e 153 vota, duke u renditur ndër kandidatët që kanë fituar mbështetje të konsiderueshme nga elektorati.

Një tjetër kandidate është Farie Hoti, e cila renditet e 28-ta me 1 mijë e 647 vota.

Po ashtu, Haxhi Avdyli, i renditur i 39-ti në listën e LDK-së, ka marrë deri më tani 1 mijë e 46 vota.

Ndërkaq, Bardhyl Hasanpapaj, i renditur me numrin 44 në listë, ka siguruar 944 vota sipas numërimit aktual.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz