back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVjen reagimi i Sami Lushtakut: Faleminderit nga zemra për mbështetjen

Vjen reagimi i Sami Lushtakut: Faleminderit nga zemra për mbështetjen

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Qytetarë të dashur të Skenderajt,

Ashtu siç jeni të njoftuar, Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim të procesit të zgjedhjeve të brendshme. Gjatë këtij procesi, ne si degë e Skenderajt, kemi mbajtur 54 kuvende nëpër fshatrat e komunës sonë, secila nga të cilët është nëndegë në vete.

Këto zgjedhje të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj, janë përcjellur me frymë shumë demokratike, më transparencë të plotë, ku mbi 90% e kuvendeve janë zhvilluar me votim të fshehtë, me liri të plotë votimi.

Falenderoj nga zemra rreth 10 mijë qytetarë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë marrur pjesë në këtë proces zgjedhor fer, demokratik e transparent.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin që na keni dhënë jo vetëm gjatë këtyre ditëve, por që për 20 vite më radhë keni mbështetur PDK-në.

Ju, me votën tuaj, keni zgjedhur strukturat e reja drejtuese në nivel të nëndegëve, kryetarët, kryesitë dhe delegatët të cilëve ju keni besuar më së shumti. Këto struktura janë urë lidhëse e juaja më strukturat e reja, që do të dalin në Kuvendin e degës, i cili do të mbahet së shpejti.

Ju jam mirënjohës përjetë,
Sami Lushtaku.

Fotografia e Sami Lushtaku

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz