Vjen reagimi i parë për ofertën e LDK-së: Duhet përshëndetur, nëse s’ka hile
dp

Lexo edheBerisha komenton situatat e djeshme në Kuvend: Deputetët e LVV-së bënin provokime për të krijuar skena

“Nëse kjo rrethanë e re e krijuar nga LDK-ja për kontributin e zgjidhjes së bllokadës politike, nëse nuk ka diçka pas, është për t’u përshëndetur”, deklaroi Abrashi në Kanal 10, duke shtuar se Vetëvendosje menjëherë do të interesohet që të ecet përpara dhe të zgjidhet kjo bllokadë institucionale.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK është e gatshme te kontribuojë në zgjedhjen e një presidenti konsensual që mbron interesat e vendit.

Lexo edheBerisha komenton situatat e djeshme në Kuvend: Deputetët e LVV-së bënin provokime për të krijuar skena