back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVjen reagimi i Isa Mustafës pas vendimit që votat e ardhura nga...

Vjen reagimi i Isa Mustafës pas vendimit që votat e ardhura nga Serbia të shpallen të vlefshme

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se si kryetar i kësaj partie kërkon nga KQZ të trajtojë ligjmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe.

Mustafa tha se paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotëson ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen.

Mustafa deklaroi poashtu se nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë.

Ndryshe pak më parë Indeksonline ka raportuar se Lidhja Demokratike e Kosovës përmes anëtarëve të saj në KQZ po kërkon nga KQZ të mblidhet për të vendosur si do të procedohet me votat e ardhura në mënyre të paligjshme nga Serbia.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe. Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen. Një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës.

Nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë. IM

Të Fundit

Sport

ShowBiz