BallinaLajmeVjedhje e rëndë në Novosellë të Epërme – Hajnat marrin armë zjarri...

Vjedhje e rëndë në Novosellë të Epërme – Hajnat marrin armë zjarri dhe 120 mijë euro para të gatshme

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës...

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar sot në orët e mëngjesit në fshatin Novosellë e Epërme, komuna e Gjakovës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private, duke vjedhur një armë zjarri dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka konfirmuar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, raporton lajmi.net

“Sot, më 23.09.2025, rreth orës 08:30, në fshatin Novosellë e Epërme, është raportuar një rast i ‘Vjedhjes së rëndë’. Persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private, prej nga dyshohet se kanë vjedhur një armë zjarri – pistoletë me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme të hollash,” tha Elezi.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë pas raportimit, duke dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet fillestare dhe për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili në konsultim me hetuesit ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Vjedhje e rëndë’. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar,” shtoi zëdhënësi Elezi.

Policia bën apel që të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion lidhur me rastin, ta raportojnë në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të kontaktit të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz