HomeLajmeVizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, Policia e arreston dhe...

Vizitori kanos oficerin korrektues në Burgun e Dubravës, Policia e arreston dhe më pas e liron

Të ngjajshme

Vetëm 88 qytetarë votuan në këtë qendër votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të...

Rina Balaj humb peshë, e krahason vetën me modelen e famshme botërore

Reperja nga Istogu Rina Balaj ka renë dukshëm në...

Voton Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka shfrytëzuar të...

Një person në cilësinë e vizitorit dyshohet se ka kanosur një oficer korrektues në Burgun e Dubravës gjatë ditës së sotme.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas tij, Policia është njoftuar nga Burgu i Dubravës se një vizitor, pasi kishte hyrë në objektin korrektues, kishte kanosur një zyrtar korrektues.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar. Pas intervistimit nga organet kompetente, ai është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Rugova.

Lidhur me rastin, autoritetet po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz