BallinaLajmeLajmet e FunditVizita e Osmanit në SHBA, ish-ambasadori Ahmeti: Është pozitive, u largua nga...

Vizita e Osmanit në SHBA, ish-ambasadori Ahmeti: Është pozitive, u largua nga orbita e Kurtit

Amir Ahmeti, ish-ambasadori në Katar, ka thënë se vizita dhe takimet e presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shenja pozitive, të raporteve me Kosovën

Ka deklaruar se Osmani ka filluar të veprojë pas një kohe në bazë të obligimeve që ia jep Kushetuta e vendit, si liderë e politikës së jashtme, dhe jo në veprime në një linjë me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

“Konsideroj se pas largimit nga orbita e kryeministrit, presidentja ka filluar të luajë rolin e saj të cilin ia jep Kushtetuta si udhëheqëse e politikës së jashtme. Deri në vitin e kaluar kishim një sinkronizim të veprimeve të presidentes dhe kryeministrit, dhe ky raport shumë i ngushtë mes presidentes dhe kryeministrit e ka penguar presidentes në një farë mënyre që të kryejë detyrën që ia jep Kushtetuta. Mendoj se kjo është pozitive që tash presidentja po e luan atë rol që ia jep Kushtetuta dhe ka filluar veprojë si presidente e shtetit që të mos jetë nën hijen e kryeministrit, i cili mendoj me një farë arrogance ka prishur raportet e tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”, ka thënë në klan Kosova.

“Për Bashkimin Evropian nuk është edhe diçka e çuditshme ne vazhdimisht kemi pasë fërkime të qëndrimeve me Brukselin, nuk është risi. Por ShBA-ja, prej shteteve perëndimore, ne vazhdimisht si aleatin kryesor e kemi pasë ShBA-në dhe mendoj se deri këtu nuk do të duhej të vinte puna, dhe është pozitive që tashmë kemi filluar një faqe të re edhe pse ende nuk është i kënaqshëm niveli i takimeve, por megjithatë është hapur dera e Sekretarit të Shtetit, zëvendësit të tij për presidenten dhe pozitive pa tjetër”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv

- Advertisement -