HomeVitia dhe Kllokoti po përballen me vërshimet

Vitia dhe Kllokoti po përballen me vërshimet

Të ngjajshme

Arrestohen 5 persona, pas një përleshje fizike në Ferizaj

Sot rreth orës 00:15, policia e rajonit të Ferizajt...

Largimi i KFOR-it nga veriu, a pati reagime nga qytetarët serbë? Flet Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës...

Pesë klube të njohura interesohen për Zhegrovën

Edon Zhegrova po e tërheq interesimin e disa klubeve...
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në një takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin.
Kryetari Haliti e njoftoi ministrin Agani, me gjendjen e krijuar pas vërshimeve, të cilat po ndodhin si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës. Haliti, e përshkruajti gjendjes si alarmante.
Ai kërkoi nga ministri Agani, por edhe Qeveria që të ndërmarrin masat e menjëherëshme duke ndarë një fond emergjent për pastrimin e lumit Morava e Binçës, në mënyrë që të evitohen përmbytjet në Komunën e Vitisë, por edhe të Kllokotit.
Sipas tij, vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, në sektorin bujqësor, duke rënduar kështu edhe më tej ekonominë familjare të qytetarëve të kësaj ane.
Ministri Agani, me këtë rast konfirmoi përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtij problemi, duke përkrahur projektin për pastrimin e këtij lumi, e i cili do të zgjidhte problemin për dy komunat fqinjë.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz