Viti 2014, Albin Kurti – Hashim Thaçit: Po shpreson se do ta shpëtosh veten nga Specialja në kurriz të shokëve (Video)
BILLI
Lexo edheKy do të jetë këshilltar i Thaçit në dialogun me Serbinë
Në kohën kur Hashim Thaçi, një kohë kryeministër e më pas zëvendëskryeministër, bënte të pamundurën që Gjykata Speciale të votohej në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e kundërshtonte ashpër themelimin e një gjykate të tillë.
Sot, kur Presidenti Thaçi ka ndërruar qëndrim rreth kësaj gjykate, për motive ende të paqarta, në Youtube mund të gjenden ende fjalimet e kundërshtuesve të Speciales në Kuvend.
Albin Kurti, atëkohë deputet në Kuvendin e Kosovës, thoshte se Thaçi po e lejon tribunalin “për shkak se ai vet nuk beson se ka me përfundu n’burg”.
Në këtë fjalim Kurti e akuzonte Thaçin si “servil që është i gatshëm t’i shërbejë secilit burokrat ndërkombëtar”.
Lexo edheKy do të jetë këshilltar i Thaçit në dialogun me Serbinë
Sot, raporti i Thaçit me “miqtë ndërkombëtarë” ka ndryshuar shumë. Jo më larg se sot, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell la në mënyrë demonstrative sallën ku Thaçi fliste me kritika të ashpra ndaj ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale. /Periskopi/