BallinaLajmeVisar Ymeri, paralajmëron themelimin e partisë së re, tregon nëse do të...

Visar Ymeri, paralajmëron themelimin e partisë së re, tregon nëse do të jetë pjesë Shend Ahmeti

Të ngjajshme

Skuadra arabe nis negociatat me lojtarin e Chelseat

Skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës pritet...

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Dy emrat që i sollën Vetëvendosjes dy komuna, atë të Prishtinës dy herë dhe Kamenicës, dolën nga partia në kohën e valës së dorëheqjeve tjera. Shpend Ahmeti e Qëndron Kastrati zyrtarisht nuk kanë deklaruar nëse janë me Grupin e Pavarur.

Visar Ymeri në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se janë në bisedime dhe se beson se që të dy do të jenë pjesë e tyre.

“Besoj që do të jetë. Jemi në diskutime se çka mund të bëj. Jemi duke diskutuar dhe ende nuk ka marrë formë të re. Besoj që po, natyrisht dhe jo vetëm ata”, ka thënë Ymeri kur është pyetur nëse pjesë e tyre do të jetë edhe Shpend Ahmeti.

Ymeri theksoi se tashmë janë vetëm Grup Parlamentar mirëpo në një të ardhme të afërt do të jenë edhe subjekt politik.

“Nuk ka arsye për t’u ngutur, më mirë është ta bëjmë një subjekt me koncept të qartë politik. Po flasim për kornizat tona ideologjike”, ka thënë ai.

Ai la hapësirë se grupit te tyre mund t’u bashkohen edhe emra të tjerë.

Sipas tij, brenda partisë ka ende njerëz të pakënaqur, të cilëve vazhdimisht po u ngushtohet hapësira për kundërshtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz