back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVisar Ymeri: Jo nënshtrim e cenim të territorit për viza

Visar Ymeri: Jo nënshtrim e cenim të territorit për viza

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shkruar se i ka treguar Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Frederica Mogherini, se nuk lejojnë të humbë Kosova territor në këmbim të vizave. Ka thënë se s’bën të bëhet presion për shënimin e vijës kufitare pasi mund të sjell krizë të re në Kosovë.

“Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shenjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz. Imponimi sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe znj. Mogherini”, ka shkruar Ymeri, në një reagim pas ka takuar zyrtaren e BE’së.

Edhe në këtë takim, Ymeri ka thënë se ka dalë kundër dialogut pa kushte me Serbinë.

“Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve. Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve”, ka shtuar ai.

Zyrtarja e BE’së sot ka takuar të gjithë liderët e Kosovës në një takim të përbashkët dhe ka kërkuar votimin e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz