back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaBotëViktima e parë shqiptare në Greqi gjendet e shkrumbuar nga flaka brenda...

Viktima e parë shqiptare në Greqi gjendet e shkrumbuar nga flaka brenda në banesë

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Kanë kaluar thuajse 24 orë nga tragjedia që ka kapluar Greqinë dhe mes zërave se të shumtë ishin shqiptarët që kishin pësuar të njëjtin fat të 76 qytetarëve grekë, ka dalë këtë mbrëmje konfirmimi se një shtetase shqiptare është djegur nga flakët.

Fjala është për një grua, të identifikuar me emrin Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarancës.

Gruaja në moshës ka gjetur vdekjen në banesën e saj në zonën e Matit, atje dhe ku ka rënë zjarri masiv.

Gruaja është gjetur e shkrumbuar nga flakët brenda në banesë, ndërkohë që bashkëshorti i saj me origjinë greke ndodhet në gjëndje kritike për jetën në njërin nga spitalet e Athinës.

Tragjedia ka arritur në përmasa shqetësuese. Deri më tani janë regjistruar 76 persona të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve arrin në qindra. Autoritetet presin rritjen e numrit të viktimave në orët në vijim, ndërsa kërkimet vijojnë për të zhdukurit.

Plot 15 vatra zjarri u aktivizuan njëkohësisht në tre zona të ndryshme tha zëdhënësi i qeverisë greke. Kjo ka bërë që autoritetet të dyshojnë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëmillshme.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë u shpreh se Greqia ka kërkuar dronë nga SHBA, për të diktuar dhe zbuluar çdo aktvitet të dyshimtë në ditët në vazhdim konfirmoi zëdhënësi./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz