BallinaLajmeLajmet e FunditViktima dhe të zhdukur në brigjet e Libisë, pas përmbysjes së varkës...

Viktima dhe të zhdukur në brigjet e Libisë, pas përmbysjes së varkës me emigrantë

Të ngjajshme

Bahtiri eskalon ndaj Osmanit: Po i përfaqëson interesat e Grenellit e Gjuriçit

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar ashpër ndaj...

DHL – dërgesa të shpejta dhe të sigurta çdo herë 

Kur bëhet fjalë për dërgesa ndërkombëtare dhe lokale, DHL...

Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kilogramë duhan në Kamenicë

Policia e Republikës së Kosovës ka realizuar një tjetër...

Musliu kritikon ashpër Kurtin: Paralajmëron rrezik të diktaturës pas zhvillimeve politike në vend

Ish-deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka folur rreth dështimit...

Prokuroria Speciale mirëpret dënimin ndaj Sllobodan Radenkoviq për sulmin në Zveçan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin...

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet e Libisë.

Varka ishte nisur për në Evropë dhe mbante dhjetëra njerëz kur u përmbys rreth orës 2 të mëngjesit të së premtes pranë qytetit libian lindor të Tobrukut, sipas Marwan al-Shaeri, zëdhënësit për media të administratës së përgjithshme të rojës bregdetare në qytet.

Al-Shaeri konfirmoi se të gjitha viktimat e deritanishme ishin shtetas egjiptianë.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë dy anëtarë të ekuipazhit sudanez, por një i tretë ende mungon.

Nuk dihet ende shkaku i përmbysjes se varkës dhe as sa persona janë te zhdukur.

Libia është një pikë dominuese tranziti për emigrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Incidentet e tilla pranë bregdetit të vendit kanë qenë të zakonshme.

Sipas projektit të emigrantëve të zhdukur të drejtuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të paktën 434 emigrantë janë raportuar të vdekur dhe 611 të zhdukur pranë Libisë në tetë muajt e fundit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz