Video/ Vendi i aksidentit në Suharekë ku humbën jetën 5 persona, ndër ta 3 fëmijë
03

Lexo edheLëndohet një polic në Prishtinë

Pesë persona kanë humbur jetën në fshatin Biraqë të Suharekës në një aksident trafiku.
Bëhet fjalë për dy të rritur dhe tre fëmijë, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, përcjell Klan Kosova.
“Rreth orës 13:21 minuta në magjistralen Suharekë – Duhel ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç’rast kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMË dhe një autobusi”.
Lexo edheLëndohet një polic në Prishtinë
Nga vendi i ngjarjes dëshmitarë kanë treguar për klankosova.tv se viktimat janë të një familjeje.
Deri te aksidenti sipas tyre ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga ana e drejtuesit të autobusit.