Video skandaloze: Mësuesi rrah nxënësin në orën e mësimit, ja ku ka ndodhur
01

Lexo edhePilotët bullgarë refuzojnë të vozisin avionët rusë MiG-29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “24 Maji” në qytetin e Vlorës. Qytetarët kanë denoncuar në tvklan.al një video skandaloze ku ndaj nxënësve ushtrohet dhunë fizike.
Sikurse duket në video, mësuesi qëllon njërin prej nxënësve gjatë orës së mësimit. Denoncuesi thotë se kjo ngjarje ka ndodhur të premten e 20 Tetorit dhe bëhet fjalë për mësuesin e gjeografisë.
Sipas denoncimit të bërë rezulton se nuk është hera e parë që i njëjti mësues ushtron dhunë ndaj nxënësve dhe shkon i dehur gjatë orës së mësimit. /tvklan.al

Lexo edhePilotët bullgarë refuzojnë të vozisin avionët rusë MiG-29