Video/ Milani godet në merkato, firmos për “5 pare spec” me talentin premtues
BILLI

Lexo edheKy është shqiptari që e transferoi Napoli sonte

Milani pas largimit të Suso Fernadez, ka zyrtarizuar pasuesin e tij në limitet e merkatos së janarit.
Kuqezinjtë ka siguruar shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese Alexis Saelemaekers. 20 vjeçari erdhi nga klubi i Anderlecht në kampionatin belg të futbollit. Saelemaekers kalon te “Djalli” në formën e huazimit, me italianët që kanë të drejtën e blerjes për afro 8 milionë euro, në rast se futbollisti bind me paraqitjet e tij.
Saelemaekers ka zhvilluar një sezon fantastik me Anderlecht dhe pritet të jetë një talent tek i cili pretendohet shumë pasi shpejtësia dhe driblimet dehëse e bëjnë një lojtarë të kompletuar në repartin e avancuar.
https://www.youtube.com/watch?v=wkkAtITrGSk

Lexo edheKy është shqiptari që e transferoi Napoli sonte