VIDEO/ Liverpooli ‘pushton’ Mynihun, Barcelona kualifikohet me goleadë

U luajtën ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të finaleve të Champions League, ku Barcelona dhe Liverpooli prenë biletat e fundit për në çerekfinale, shkruan Syri.net.
Liverpooli “pushtoi” Mynihun, duke fituar me Bayernin me rezultatin 3-1.
Mane me dopjetën e tij dhe Van Dijk i dhanë fitoren anglezëve, teksa edhe për Bayernin ishte Matip që shkaktoi autogol.
Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 0-0 dhe me këtë fitore është skuadra e Jurgen Klopp që vazhdon më tej.

Lexo edhePrija madhështore që iu bë Ronaldos në një restorant në Torino, pas triumfit në Champions
Barcelona në “Camp Nou” dhuroi spektakël, duke fituar thellë 5-1 me Lyonin, për të siguruar kalimin në çerekfinale.
Messi shënoi një dopjetë, teksa ishin edhe Coutunho, Pique dhe Dembele protagonistë në suksesin e katalansve, ndërsa Lyoni u mjaftua vetëm me golin e nderit të Tousart.














