back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShqiptareVIDEO/Elvisi shokohet nga historia e burrit që fle 15 vite jashtë

VIDEO/Elvisi shokohet nga historia e burrit që fle 15 vite jashtë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Një vizitë e beftë ka qenë ajo e Elvisit dhe Sidritit në barakën e familjes Saraçi në Karbunarë të Lushnjes, Petriti ishte duke dremitur jashtë barakës kur Elvisi e zgjoi.

Elvisi: Na thanë të stafit se do të gjenim këtu, donim të të takonim vetë, jemi njoftuar për hallin tuaj. Ti tani gruan dhe fëmijët i ke brenda, vetë fle këtu pasi brenda nuk ka vend për ty.

Petriti: Unë fle gjithmonë këtu, nusja dhe fëmijët e mi flenë brenda.

Sidriti: Po në dimër si ja bën këtu jashtë në të ftohtë?

Petriti: Ja këtu fle, i mbaj këpucët veshur, hedh një plastmasë. Unë rri përjashta, fëmijët brenda. 15 vite kështu jetoj. Lahemi jashtë barakës, nusja 15 vjet që lan rrobat me govatë..

Elvisi: Erdhëm ta shikonim me sytë tanë

Petriti: Me hekura të mbledhura i ushqej fëmijët, edhe patate dhe qepët i mbledh nëpër kazanë.

Elvisi: A ke parë një ditë të gëzueshme?

Petriti: Vetëm vuajtje gjithë këto vite

Elvisi: Cfarë mund të bëjmë ne?

Petriti: Ju lutem më ndihmoni të fle në një dhomë me gruan me fëmijët. Vetëm ju mund të më ndihmoni

Elvisi: Do kthehemi nesër, do përpiqemi që dhe familja juaj të ndjejë ngrohtësinë e shqiptarëve

Sidriti: Shpresojmë se do bëhet diçka

Elvisi: Sot po na dhemb zemra, as gjumë të ëmbël nuk na bën zemra të të themi

(BalkanWeb)

Të Fundit

Sport

ShowBiz