Në këtë video do të shihni pamje magjepsëse të liqenit HEC Banjë. Filmimet janë kryer me dron me rezolucion ULTRA HD 4K nga Albert Vaja (Studio Albert foto, video, art).
Pamjet tregojnë krijimin e një ekosistemi natyral krejt të ri fare pranë Gramshit duke u bërë tepër atraktiv për vizitorët dhe turistët. Mes sekuencave filmike bie në sy Ura e Shushicës, më e gjata aktualisht në Shqipëri, diga dhe liqeni madhështor i HEC Banjë. Në horizont duket edhe qyteti Gramsh.
Për më shumë ndiqni këtë video që me siguri do iu kënaqë.