Vetura përplaset ne motoçikletën, dy persona përfundojnë në QKUK
03

Lexo edheKidnapohet një grua në Fushë Kosove, pamje shqetësuese

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Kaçanik, ku si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar dy persona
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, ku një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanq pësuar drejtuesi i motoçikletës së bashku me pasagjerin që ka qenë në motoçikletë.

Lexo edheKidnapohet një grua në Fushë Kosove, pamje shqetësuese
Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e Kaçanikut e më pas janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë./GazetaExpress