Vetura në autostradën “Ibrahim Rugova” lëviz në kahje të kundërt (Foto)
01·

Rastet e thyerjes së rregullave të komunikacionit në rrugët e Kosovës, janë dukuri që e shohim çdo ditë.
Por, nuk mungojnë as ato me mosrespektim të rregullave, rrezikohet jeta e të tjerëve.
Një gjë e tillë ndodhi sot kur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit, vetura e tipit Mercedes vozit në shiritin me kahje të kundërt.

Lexo edheDeputeti i Kuvendit: Më mirë me i dhënë para Nexhmije Pagarushës se Xhakës e Shaqirit
Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të veturës në fjalë, për të cilën thonë se po qarkullonte në shpejtësi të madhe.
Nuk është hera e parë që veturat në rrugë parakalojnë nëpër kahje të kundërt, pa menduar për rrezikun që shkaktojnë. /Indeksonline/
















