Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi për kryeqytetin, Enis Pllana, ku njoftoj se si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.”, tha Pllana.