Kthimi i serbëve në komuna pas zgjedhjeve lokale, BE do ta konsiderojë për hap në heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
dp

Lexo edheFranca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

Kjo pas “tranzicionit të rregullt të pushtetiT”.
Duke iu referuar vizitës së fundit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë, një zëdhënës i BE-së tha se ajo është inkurajuar nga “raundi i parë paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës i zgjedhjeve lokale, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve”.
“Ky ishte një sinjal i rëndësishëm i deeskalimit në veri, që do të merret në konsideratë në kontekstin e heqjes së mëtejshme të masave,” konfirmoi zëdhënësi i BE-së në një përgjigje me shkrim për RTK-n.

Lexo edheFranca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, von der Leyen zhvilloi diskutime konstruktive me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Sipas BE-së, pritet që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të mbahet në të njëjtin frymë demokratike dhe të pasohet nga një tranzicion i rregullt i qeverisjes lokale.